Veliaj kërkon lirinë, sot seancë në Gjykatën e Lartë

8 July 2025, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj kërkon lirinë, sot seancë në Gjykatën e
Erion Veliaj

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet rekursi i kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Veliaj ka kërkuar lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet që prej datës 10 shkurt.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Më 17 qershor, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ka kushte të reja për ndryshimin e masës së sigurisë.


Video