Lirohet ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji: "Do jem në konferencë për mediat në orën 17:00"

8 Korrik 2025, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervin Salianji

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka liruar nga qelia ish deputetin e PD, Ervin Salianji.

Ervin Salianji në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, tha se “do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.

Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane shqyrtuan raportin e Shërbimit të Provës.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori ka dhënë dakordësinë për lirimin e tij. 

Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale

 


Video