“Më kthe borxhin 12 mijë euro”, GJKKO pushon hetimin për deputetin e PS, Agron Çela

13 November 2024, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më kthe borxhin 12 mijë euro”, GJKKO pushon hetimin
Agron Çela

Me kërkesë të SPAK, GJKKO pushon hetimin për mashtrim ndaj deputetit Agron Çela.

Hetimet nisën pasi një qytetar e kallëzoi se s’i kthente paratë e marra borxh.

Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.

Nga ana tjetër sipas burimeve kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.

Ajo që konstatoi SPAK është fakti që Çela nuk e kishte deklaruar këtë hua të marrë nga njeriu i tij, ka pyetur ILDKPKI nëse ka marrë ndonjë masë administrative për mos deklarim të huas dhe kur konstatoi se nuk kishte kishte doli në përfundimin se nuk ka vepër penale.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela.

 


Video