Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 27-vjeç ka humbur kontaktet me familjarët e tij në Tiranë, pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Bëhet fjalë për shtetasin J. P., 27 vjeç, teksa kallëzimin në polici e ka motra e tij, shtetsja K. P., 22 vjeçe. Mësohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor
"Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor." thuhte në njoftimin e bluve të kryeqytetit.
Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tij.