EMRI/ Armë, municione dhe drogë në banesë, arrestohet fieraku, procedohet kushëriri i mitur

23 April 2023, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Armë, municione dhe drogë në banesë, arrestohet
I arrestuari

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë, për shkak të moshës, kushëririn i tij. Ata akuziohen se mbanin në banesa armë, municion, lëndë narkotike kanabis dhe mjete për ndarjen e saj me qëllim shitjen

Në kuadër të operacionit të koduar “Gorishova” është vënë në pranga shtetasi Arti Seitaj, banues në Fier dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar (kushëri i të arrestuarit).

"Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e bluve të Fierit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

EMRI/ Armë, municione dhe drogë në banesë, arrestohet


Video