HARTA/ Nga sot devijohet qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe në Astir, si do të bëhet lëvizja

23 April 2023, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
HARTA/ Nga sot devijohet qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe
Astir

Duke filluar nga dita e sotme do të ndryshojë drejtimi i lëvizjes së mjeteve në Unazën e Madhe në Astir për shkak të punimeve në këtë aks rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar shoferët se si do të kryhet lëvizja e mjeteve nga të gjitha drejtimet. Ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore.

Lëvizja e automjeteve do të ndryshojë si më poshtë:

-Automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

-Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.

-Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt.

-Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës.

-Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.

HARTA/ Nga sot devijohet qarkullimi i automjeteve në Unazën e MadheHARTA/ Nga sot devijohet qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe



Video