Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

4 April 2025, 11:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në Teatrin
Margarita Xhepa

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.

Trupi i aktores së madhe ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa kanë nisur homazhet ku shihen familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë që marrin pjesë në homazhe. 

Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.


Video