Braktisi foshnjën/ 30-vjeçarja zbulon emrin e të dashurit: Më la kur i thashë se isha shtatzënë. Nëna e saj: S'e kuptuam, vishte rroba të gjera

12 November 2023, 13:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Braktisi foshnjën/ 30-vjeçarja zbulon emrin e të dashurit:
Bodrumi ku i gjet foshnja

Familjarët e Eglanta Isufit shprehen se nuk kanë pasur dijeni se vajza e tyre ishte shtatzënë. Pas rrëfimit që bëri e reja para trupës gjykuese, zbardhet edhe dëshmia që ka dhënë nëna e saj.

Ajo është shprehur se nuk e kanë kuptuar shtatzëninë e vajzës pasi mbante veshur rroba të gjera dhe ky “truk” duket se ka funksionuar.

“Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra”, është shprehur nëna e 30-vjeçares.

Po ashtu, e reja nga Pogradeci ka treguar emrin e të dashuri të saj, ndërsa thotë se është braktisur prej tij në momentin kur ka marrë vesh që është shtatzënë. Prokuroria ka marrë në pyetje të dashurin ndërsa ky i fundit ka mohuar që fëmija të jetë i tij.


Video