Mbante arsenal armësh në Elbasan, kush është Rigers Spahiu, vrasja e vëllait në Belgjikë dhe lidhja me Erion Alibejn

20 October 2022, 12:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbante arsenal armësh në Elbasan, kush është Rigers Spahiu,
Rigers Spahiu

Një nga të arrestuarit  ditën e sotme, është Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. 

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit.  

Ai është vëllai i Arjan Spahiut, i njohur ndryshe si "Arjani i vogël", i kzekutuar në Bruksel në nëntor 2020.

Rigers dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Ardit Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çopja me qendër në Dubai. 


Video