Djali që shihni në foto është Lear Kurti, i riu që vdiq brenda komisariatit nr.3 në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai nuk iu bind urdhërit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon, por që pak orë më vonë vdiq papritur.
Viktima Laer Kurti rezulton se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe me sëmundje të epilepsisë. Në momentin kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, Kurti ka filluar te shfaqë probleme shëndetesore dhe të dridhura.
Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë. Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu.
Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Laer Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit.