Vdekja e Lear Kurtit pas shoqërimit, spitali përgënjeshtron Policinë: Erdhi pa shenja jete

20 October 2022, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vdekja e Lear Kurtit pas shoqërimit, spitali përgënjeshtron

Të dhënat e AMP në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Në informacionin paraprak Agjensia e Mbikqyrjes Policore sqaron se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës.

AMP shtoi se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen, mediat shkruajnë se Spitali i Traumës ka hedhur poshtë versionin paraprak të AMP. Sipas Personlit shëndetësor në Spitaliin e Traumës, Lear Kurti mbërriti pa shenja jete në spital.


Video