Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Fier - Vlorë

12 June 2023, 16:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një kalimtar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në afërsi të fshatit Novosel. Viktima është një burrë, rreth 60 vjeç, këmbësor, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


Video