Mallkimi i 'thikave'/ Vritet 23-vjeçari shqiptar në Greqi, 4 vite më parë i masakruan vëllain në Gjermani!

12 June 2023, 14:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mallkimi i 'thikave'/ Vritet 23-vjeçari shqiptar në Greqi,
Në anën e djathtë vëllai i vrarë në Gjermani, ndërsa në anën e majtëë 23-vjeçari i vrarë në Greqi

Një 23 vjecar shqipar është vrarë në Athinë të Greqisë, mëngjesin e së hënës, autoritetet greke janë në kërkim të arsyeve të ekzekutimit të viktimës Koco Myftari.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës Evangjelizmos me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin, policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Çështja komplikohet edhe më tej nga informacioni se një djalë tjetër i familjes Myftari është ekzekutuar në vitin 2019 në Gjermani.

Policia po heton shkaqet por edhe nëse ekzekutimet e vëllezërve Myftari kanë lidhje me njëra tjetrën.



Video