EMRI / Makina përplas për vdekje kalimtarin në dalje të Vorës

25 August 2025, 21:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI / Makina përplas për vdekje kalimtarin në dalje të

Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Vorës.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Kujtim Luka. Shoferi është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video