Makina përplas karrocën në Fier-Seman, plagoset drejtuesi

17 Nëntor 2025, 17:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë  e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.


Video