Makina kthehet përmbys në mes të rrugës, shpëton për mrekulli shoferja në Vlorë

19 October 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina kthehet përmbys në mes të rrugës, shpëton

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Një makinë tip “Volkswagen” është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Mjeti drejtohej nga një grua. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa dëmtime. Sipas asaj që është mësuar, makina ka goditur fillimisht një mjet të parkuar në rrugë.

Momentalisht rrethanat e plota të këtij aksidenti mbeten të paqarta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 


Video