'Autori të gjejë vend dhe të futet', pronarja e biznesit që u vendos tritol në Bllok: Ndihem e frikësuar

19 October 2022, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Autori të gjejë vend dhe të futet', pronarja e
Pronarja e biznesit Enisa Pirolli

Zona e Bllokut në Tiranë u trondit si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi në një dyqan kozmetik në rrugën “Sami Frashëri” në pronësi të Enisa Pirollit. Shpërthimi shkatërroi gjithçka që kishte brenda, banorët e pallatit dolën me shpejtësi të tronditur.

Ngjarja ndodhi në mesnatë, pronarja e biznesit Enisa Pirolli u shprehse nuk e ka idenë se kush është autori, pasi “nuk kam konflikte”. E tronditur, pronarja thotë se “biznesin do ta ngre sërish”, ndërsa ka një paralajmërim për autorin, “nëse nuk ka ngatërruar shënjestër, të gjejë vend dhe të futet”.

“Ndihem shumë e frikësuar dhe e tronditur. Nuk kam asnjë dyshim dhe uroj të mos e marr vesh, nëse ka ndonjë hasmëri me mua, sepse vetëm jam mundur për mirë për të gjithë. Kamerat nuk i kam parë. Kam qenë në komisariat deri në 02:00 të mëngjesit. Nuk kam asnjë dyshim. Biznesin do ta hap sërish. Ishalla e ka vendosur gabim, ose të gjejë vend dhe të futet” tha Enisa Pirolli për “5pyetje”.

Paraprakisht nga grupi hetimor mësohet se kamerat kanë arritur që të fiksojnë autorin, i cili ka qenë i maskuar me kapuç dhe se është larguar me një makinë tip Golf, ngjyrë të zezë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Video