Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë? Policia jep njoftimin

19 October 2022, 08:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë? Policia jep
Foto ilustruese

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një dyqan kozmetik në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën “Sami Frashëri”. Dyqani është në pronësi të Enisa Pirollit.

“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse”, njoftoi policia.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Video