Makina e shtabit të tij u përfshi në aksidentin e frikshëm, Alimehmeti zbulon dinamikën: Një mjet bëri manovër të gabuar!

30 April 2025, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e shtabit të tij u përfshi në aksidentin e frikshëm,
Ilir Alimehmeti

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Rinasit ku është përfshirë dhe një automjet që i përket shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, teksa është përplasur me një tjetër automjet.

Kandidati për deputet, Alimehmeti ka qenë i ftuar ditën e sotme në News24 teksa ka dëklaruar se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar rëndë.

Ndër të tjera ai tha se në aksident ishte përfshirë një pjesëtare e shtabit të tij, ndërsa shkak për përplasjen mësohet të jetë një manovër e gabuar e një automjeti të tretë.

“Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja.

Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim”, tha Alimehmeti.


Video