Makina doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një banese në Lushnje, gjendet mes shkurreve trupi i pajetë i 22-vjeçarit

24 Maj 2024, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Gjendet i pajetë shoferi i makinës tip ‘Ford’ i cili doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës, Rrogozhinë Lushnje.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Konjat. 

Trupi i Fabjol Ibralliut u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm. 

Në pamjet shihet se makina ka dëme të shumta.

Dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi prej 160k/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Në një video të mbrëmjes së djeshme shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, e cila kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. 'Ku është djali, nuk është gjallë ai!' thotë ajo e tronditur. mes të bërtiturave dhe ulërimave!

Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Video