Magazina plot me kanabis në Korçë, tre gra u kapën në flagrancë duke e krasitur

24 October 2024, 21:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Magazina plot me kanabis në Korçë, tre gra u kapën në

Detje të reja mësohen nga aksioni i policisë në fshatin Voskop të Korçës, ku u zbulua një magazinë me kanabis.

Nga informacionet e para, mësohet se brenda magazinës janë gjetur rreth 60 kilogram kanabis, si dhe rreth 100 bimë të tjera në proces tharjeje.

Droga mendohet se mbillej në zona të tjera dhe më pas magazinohej me qëllim tharjen në këtë magazinë.

Deri tani, 6 persona janë vënë në pranga, tre prej tyre janë gra të cilat janë kapur në flagrancë duke punuar brenda magazinës.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin që mendohet se është organizatori.

Magazina plot me kanabis në Korçë, tre gra u kapën në
Pamje nga kanabisi në magazinë

Video