Po prisnin dru zjarri, dy të rinj në gjendje të rëndë në Koplik

24 October 2024, 19:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po prisnin dru zjarri, dy të rinj në gjendje të rëndë
Foto ilustruese

Forca të shumta të policisë të përkrahur nga banorë të zonës janë nisur drejt Koplikut për t’i ardhur në ndihmë dy të rinjve.

Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë kanë qenë duke prerë dru zjarri në momentin që janë dëmtuar rëndë.

Është e paqartë nëse janë rrëzuar apo janë dëmtuar në rrethana të tjera.

Aktualisht, grupi i ndihmës së parë është nisur drejt fshatit Duçaj, ku raportohet se ndodhen dy të rinjtë.


Video