Lushnja nuk gjen qetësi, shpërthim me tritol në një banesë

11 March 2024, 23:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lushnja nuk gjen qetësi, shpërthim me tritol në një
Pamje nga vendngjarja

Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja raportohet në lagjen “Kadri Qystri”, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.P. Sipas informacioneve paraprake të policisë, lënda plasëse dyshohet se është tritol.

Nga shpërthimi, ka vetëm dëme materiale.

Rasti vjen pak ditë nga shpërthimi i ndodhur në Lushnjë, që i mori jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxhës, i cili ende vijon të hetohet.


Video