Inspektorja denoncon në VoxNews: Drejtori i Përgjithshëm i Task ...
11 Shkurt, 11:20Fokus
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër në Kosovë, ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta.
“Sipas numërimeve të votave nga komisonerët tanë LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88%, PDK 21.58%, Kosova Fituese 7.62%, Koalicioni për Familjen 1.5%”, u shpreh ai.
Abdixhiku nuk u duk optimist për rezultatin e përgjithshëm, megjithatë vlerësoi rritjen që ka pësuar partia e tij në këto zgjedhje.
Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që dështoi në transmetimin e rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale në uebfaqe.