Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’!

9 Shkurt 2025, 12:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pogradec

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ne Pogradec.

Mësohet se 50 vjeçari ishte me masë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga cirroza.

Viktima me inicialet E.V u gjet nga familjarët të cilët lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit.

Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet për rastin.


Video