Berisha nis fjalimin, protestuesit hedhin kapsolle e tymuese drejt Kryeministrisë. Lëndohen tre efektivë (VIDEO)

8 Shkurt 2025, 18:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit hedhin kapsolle e tymuese drejt Kryeministris

Kreu i PD, Sali Berisha është ngjitur në podium, po mban fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike.

Në momentin që Berisha është ngjitur në podium, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë.

Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë.

Si pasojë, tre efektivë janë lënduar.

Njëri efektiv është dëmtuar në sy, njëri në dorë, ndërsa tjetri në qafe.

Të tre efektivët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

 

 


Video