Ra nga skela teksa punonte në një banesë katër katëshe, humb jetën 66-vjeçari në Tiranë

8 Shkurt 2025, 14:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një punëtor 66 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga soleta ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G..

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video