Ishte me shpejtësi të madhe / Një person aksidentohet me motor te sheshi "Skënderbej", merr lëndime të rënda

9 Shkurt 2025, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me motor

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në sheshin "Skënderbej", në qendër të Tiranës, ku një person që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Sipas dëshmitarëve, motori ka hyrë në shesh me shpejtësi të lartë, dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Video