Lufta në Ukrainë rriti çmimin e grurit, rezerva në Shqipëri vetëm për 2-3 muaj

25 February 2022, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta në Ukrainë rriti çmimin e grurit, rezerva në

Shqipëria gati 75% të grurit e siguron nga Rusia, por sanksionet me të cilat po përballet Moska pas nisjes së sulmit në Ukrainë pritet të sjellin ndërprerje të furnizimit apo rritje të çmimit.

Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli shprehet se konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar menjëherë në rritjen e çmimit të grurit, që Shqipëria importon nga Rusia.

Ai shprehet se brenda 24 orësh, çmimi u rrit me 10%, ndërkohë që bizneset shqiptare kanë rezerva për 2-3 muaj.

Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor flet edhe për mundësinë e mungesës së sigurimit të sasisë së nevojshme të grurit, si pasojë e luftës.“Tregtarët po hedhin sytë nga tregjet europiane për të siguruar grurin, por kostot janë më të larta, ndërkohë që së bashku me rritjen e çmimit të karburantit, këto kosto do të sjellin rritjen e çmimit të bukës” tha ai.


Video