Lihet në burg ish-drejtoresha e Adrian Çelës, mori 131 mijë euro ryshfet për një tender të OSHEE

11 December 2022, 12:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lihet në burg ish-drejtoresha e Adrian Çelës, mori 131
Albana Ferraj dhe Adrian Çela

Gjykata ka vendosur sot vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren e OSHEE-së, Albana Ferraj.

48-vjeçarja u vu në pranga më 8 dhjetor pasi prej vitesh ishte në kërkim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ferraj dyshohet të ketë marrë 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

 

 


Video