Djali bën me faj nënën pastruese për grabitjen e 500 mijë eurove: Nuk do ia fal kurrë

9 January 2023, 12:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali bën me faj nënën pastruese për grabitjen e 500

“Nuk do ia fal kurrë mamit! Të lutem bëj gjithçka që të më nxjerrësh!” ky është mesazhi që Havier Dobi I ka dërguar të atit përmes një letre me shkrim dore. VoxNews ka siguruar letrën që Dobi i ka dërguar të atit ku I thotë se nuk ka qenë në dijeni për vjedhjet.

Deri tani janë mbi 500 mijë euro, lekë dhe sende me floriri në banesën e Rozeta Dobit, ndërkohë që policia thotë se djali ka blerë dhe dy makina me paratë e vjedhura.

"Nuk e dua veten time më vjen të vras veten" vijon të shkruajë në letër. Kujtojmë se gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për nënë e bir. 

Letra

"Babi im I dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruajtur e mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh.

Djali bën me faj nënën pastruese për grabitjen e 500

Të lutem. Jam bërë simos më keq. Nuk dua veten time më vjen të vras veten. Bëj çdo gjë. Nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Kurrë! Dhe motrës mos u bëj merak. Ju dua shumë . Do dal vetëm për ju." 


Video