Lehtësohen masat anti-Covid në burgje, nga sot lejohen takimet me familjarët

8 March 2022, 14:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lehtësohen masat anti-Covid në burgje, nga sot lejohen takimet me
Foto ilustruese

Pas 2 viteve pandemi, janë lehtësuar masat anti-COVID në burgje!

Duke filluar nga 8 marsit, të burgosurit gra dhe të mitur do të kenë mundësi për katër takime në muaj e ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes do t'u lejohet një takim i zgjatur në muaj.

Kërkesa është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më pas është miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.  

"Lehtësohen masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj", thuhet në njoftim.


Video