Prostitucion në qendrën e masazheve, një i arrestuar

8 March 2022, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prostitucion në qendrën e masazheve, një i arrestuar
Qendra e masazhit

Një qendër masazhesh në një banesë të marrë me qira në Tiranë që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar këtë të martë.

Policia ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm në ambientin e marrë me qira në rrugën “Sami Frashëri” nga 29-vjeçari me iniciale A.D.

Nën hetim janë vënë dhe dy punëtoret e biznesit, 19-vjeçarja me iniciale F.D. dhe 20-vjeçarja me iniciale E.T. Ato do të procedohen për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa 29-vjeçari do të hetohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.


Video