Lapsusi në pretencën ndaj McGonigal, Duçka cilësohet si ish-ministër i Energjisë

10 January 2024, 17:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lapsusi në pretencën ndaj McGonigal, Duçka cilësohet si
Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal

Akuza e prokurorisë amerikane për çështjen “McGonigal” nuk i ka shpëtuar gabimeve. Në pretencë është bërë një lapsus ku Dorian Duçka, i cili përmendet në dosje si i përfshirë në këtë çështje, cilësohet si ministër në qeverinë e asaj kohe.

Në fakt në atë kohë Duçka ka qenë zëvendës-ministër në Ministrinë e Energjisë.

“Në 9 Shtator 2017, ai takoi të dy, ish-ministrin e energjisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A (Agron Neza), McGonigal paralajmëroi Kryeministrin e Shqipërisë që të shmangte dhënien e licencës për kërkim nafte për kompani të lidhur me rusët. Në të njëjtën kohë personi A dhe ish ministri i energjisë (shënim i redaksisë: lapsusi ku cilësojnë gabimisht Duçkën si ish-minister kur në fakt ka qenë ish.zv.ministër energjie në atë kohë) kishin interesa ekonomike në vendimin e qeverisë për dhënien e licencave të naftës”, thuhet në pretencën e prokurorisë amerikane.

Një lapsus të tillë e ka komentuar edhe gazetari investigativ Klodian Tomorri, i cili saktëson se në aktakuzën e prokurorisë amerikane bëhet fjalë për ish-zv.ministrin Dorian Duçka në qeverinë e asaj kohe.


Video