“Lamtumirë shoku im”, miqtë mesazhe të ndjera për Aldo Gjokën, u shua në aksident në Itali

9 September 2023, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lamtumirë shoku im”, miqtë mesazhe të ndjera
Aldo Gjoka

Aldo Gjoka, 29 vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik dy ditë më parë në Itali. Motori me të cilin po udhëtonte, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë i riu u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 29 vjeçarit. Si për ironi të fatit dhe shoku i tij më parë kishte ndërruar jetë në një aksident me motor në Lecce. Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shkruar se Aldo ishte një djalë i sjellshëm, i cili u nda nga jeta para kohe.

“Fati është i pafund dje ishte hera e fundit që të pashë me motorin tënd, shoqja jote më e mirë po të pret!Engjëll i mirë siç ke qenë gjithmonë, lamtumirë shoku im fati është i frikshëm ndonjëherë nëse do ta dija që do ta kisha ju u përshëndet më mirë, miku im Zoti të sjellë në paqe.” –ka shkruar njëri prej miqve të tij.



Video