Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shiten nafta dhe benzina!

15 May 2026, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shiten
FOTO: Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja mbi karburantet në vend.

Bëhet me dije se çmimi i naftës do të sitet me 198 lekë/ litri, nga 201 lekë/litri që ishte dy ditë më parë.

Ndërkohë benzina do të tregtohet me jo më shumë se 185 lekë/litri.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.


Video