Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe TikTok-er-i Aleks Visha është arrestuar në Dubai, një ngjarje që ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.
Ka qenë vetë Visha ai që ka publikuar pamje nga momenti i ndalimit, duke njoftuar ndjekësit për arrestimin e tij, por pa dhënë detaje konkrete mbi arsyet e ndërhyrjes së autoriteteve.
Sipas asaj që ai shkruan në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, arrestimi ka ndodhur pas një fushate GoFundMe ku pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë që po lufton me leuçeminë.
View this post on Instagram
Në mbishkrimin e videos thuhet: “Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?”