Mbrëmjen e djeshme forcat e posaçme “Shigjeta” kanë arrestuar në rrugën Ramazan Demneri 50 vjeçarin Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli” anëtar i klanit Duka.
Elvis Gaçaj, i dënuar disa herë më parë për armëmbajtje pa leje është kapur në mjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga miku i tij M.D teksa mbante me vete armë zjarri dhe kanabis.
Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos.
Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019.
Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”.
Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015.
Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.