Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ku thuhej se është dhunuar nga banda e Suel Çelës.
Kryebashkiaku është shprehur për Report.Tv se nuk mund të rrihet një kryetar bashkie.
‘S’ka mundësi të rrihej një kryetar bashkie’ është shprehur Llatja.
Mesazhi i Berishës:
Denoncimi i publikuar nga Berisha sipas qytetarit dixhital
Përshëndetje,
Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela.
Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja.
Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje.
Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë.
Ju përgjërohem të ruani anonimitetin, sepse kemi fëmijë për të rritur.
Qyteti i Elbasanit është bërë i pabanueshëm nga kjo bandë kriminale, me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla.
Përshëndetjet më të përzemërta! Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.