Dha tendera përmes falsifikimit, arrestohet kreu i prokurimeve në bashkinë Memaliaj

17 January 2025, 14:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dha tendera përmes falsifikimit, arrestohet kreu i prokurimeve në

Një 31-vjeçar punonjës i bashkisë Gjirokastër është arrestuar nga policia. Në pranga u vu shtetasi E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qenë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video