AKSIDENT në VLORË/ Fadroma PËRPLAS shoferin e kamionit, humb jetën 60-vjeçari!

18 January 2025, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

AKSIDENT në VLORË/ Fadroma PËRPLAS shoferin e kamionit, humb

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me një fadrome.

Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i fadromës është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.


Video