Kush është 31-vjeçari që tentoi t’i ikte patrullës së Shqiponjave dhe plagosi efektivin bashkë me gruan e tij (EMRI)

5 Tetor 2025, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një automjet me drejtues 31-vjeçarin Imer Krrashi është vënë sot në ndjekje nga forcat ‘Shqiponja’.

Imer Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kanë kërkuar për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari pasi ishte i armatosur, ka ikur me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të Tegut.

Në ndjekje e sipër, ai ka kërkuar 7 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.

Si pasojë e përplasjes polici ka mbetur i plagosur gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet dhe bashkëshortja e tij, por fatmirësht të dy ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Pas një ndjekje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale”, njofton policia.


Video