"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme kur u pyet për reformën në drejtësi.
Rama u shpreh në emisionin “Opinion” se reformën në drejtësi e ka bërë Partia Socialiste.
“Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas”, tha ndër të tjera Rama.