Si e komenton arrestimin e Metës? Flet Rama: SPAK-u, mitraloz i pavarur, qëllon sa majtas dhe djathtas

31 Tetor 2024, 21:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama / Arrestimi i Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë mënyrën e arrestimit të Ilir Metës nga policia, pamje të cilat pushtuan mediat dhe rrjetet sociale në vend.

Rama, megjithatë mbrojti rolin e policisë, duke thënë se arrestimet i kryejnë pa llogaritur detaje si vendi apo koha.

SPAK-un, Rama e quajti një “mitraloz të pavarur” duke thënë se qëllin sa majtas, djathtas madje edhe afër tij. Ai tha se nuk trembet nga “goditja” e SPAK, pasi që fëmijë ka mësuar se pasuria e kësaj bote nuk vlen në botën tjetër.

Pjesë nga intervista e Ramës”:

Rama: Nuk e komentoj, Policia nuk njofton kur arreston. Se nuk e komentoj, nuk do të thotë që jam kundër arrestmit. Duke folur në përgjithësi, policia merr urdhrin për të rrestuar dikë, dhe shkon e arreston, nuk mendon as për vend as për kohë, sepse është dekonspirim.

Si bashkëpunëtor katër vjet a e komentoni?

Rama: Unë kam patur shumë bashkëpunëtorë

Rama: Fuqinë SPAK-ut ia kemi dhënë me të gjithë fuqinë tonë. Kemi krijuar një mitraloz të pavarur që godet majtas, godet djathtas, godet afër meje...

Godet te ju?

Rama: Për çfarë? Se e kam dëgjuar shumë këtë. Cilido që ka futur duart në pasuritë e përbashkëta apo ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Dhe unë nga këto nuk kam se jam informuar që i vogël që në botën tjetër nuk hyn as karta e kreditit as tapia...Me mua le të merren disa kolegët e tu, disa sharlatanë. Nuk ka bir nëne, apo ... e kam thënë njëherë, që të më thotë që një qindarkë e imja gjendet në xhepin tënd.

Video