Kryepeshkopi Janullatos mbetet në gjendje kritike për jetën

19 January 2025, 22:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryepeshkopi Janullatos mbetet në gjendje kritike për jetën
Anastas Janullatos

Nuk tregon ende përmirësime shëndeti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili mbetet në gjendje kritike për jetën, i shtruar në një spital në Athinë të Greqisë.

Përpjekjet e fundit të mjekëve për ta zgjuar klerikun e Kishës Ortodokse kanë qenë të pasuksesshme, teksa ai prej 19 ditësh gjendet i hospitalizuar në spitalin “Ungjillizimi” në Athinë.

Kryepeshkopi 95-vjeçar po trajtohet – siç është raportuar – i intubuar, në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale para disa ditësh dhe që prej atëherë ka qenë duke u mbajtur në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Janullatos u shtrua fillimisht në një spital të Tiranës në 30 dhjetor, por u transportua drejt Athinës më pas për mjekim më të specializuar.


Video