Hetimet e SPAK/ Kryemadhi kundërshton masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", pritet dorëzimi i ankimimit edhe nga Meta

4 Nëntor 2024, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi përmes mbrojtësit të saj ligjor ka depozituar ankim në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila iu vendos nga Gjykata e shkallës së parë.

Kryemadhi duhet të paraqitet këtë të hënë për të zbatuar masën në orën 12.00.

Ndërkohë Meta do e paraqesë ankimin në orën 13.00, përmes avokatit Genci Gjokutaj. Ankimim do të bëjnë edhe Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Meta është i vetmi që ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa të tjerët kanë masë më të lehte atë të detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të BKH.

Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

 

 


Video