Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier. Ndoten ujërat e lumit Gjanica.
Kundërmon nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure, ndërsa ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të zezë.
Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit. Kjo situatë nuk rrezikon vetëm faunën në ujëra, por edhe shëndetin e banorëve.
Sipas informacionit të marrë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, kjo situatë alarmante do të nxjerrë në terren grupet e punës për inspektim.
Do të identifikohet origjina e tyre, vendi nga janë hedhur dhe autorët e përfshirë, për të marrë edhe masat ndëshkuese, siç ka ndodhur edhe në precedentët e kaluar.