Kryemadhi kapet sërish në mashtrim, kësaj here për vëllanë e Frida Krifcës që ishte “paguar” nga inceneratorët

21 Korrik 2023, 19:29Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Monika Kryemadhi, Frida Krifca

24 orë pasi Hashtag.al publikoi denoncimin e Monika Kryemadhit për favorizimin e vëllait të ministres Frida Krifca në lidhje me kompaninë e incerenatorëve, një studio ligjore na kontaktoi duke ofruar dokumentacion mbi këtë marrëdhënie.

Ndërsa Kryemadhi publikoi një dokument Exsel, ku figuronte pagesa prej 5 milionë lekësh të reja për vëllain e ministres nga firma e incerenatorit, studioja ligjore ofroi faturat autunetike tatimore të cilat sugjerojnë një tjetër narrativë.

Sipas dokumenteve rezulton se pagesa nga kompania e incerenatorëve është për blerjen e telefonave celularë të markës I Phone 6 dhe markave të tjera, ndërsa një tjetër dokumet i ofruar sugjeron se vëllai i ministres Kastriot Krifca ka të regjistruar në QKB një kompani për tregëtimin e celularëve dhe pjaisjeve elektronike që prej vitit 2001.

Kryemadhi kapet sërish në mashtrim, kësaj here për
Faturat tatimore të celularëve

Këto të dhëna të vitit 2019 sugjerojnë që marrëdhënia ka qënë krejtësisht tregëtare mes palëve dhe jo e lidhur me aktivitetin ose kompentencën e Frida Krifcës në periudhën përkatëse.

E njëjta studio ligjore ka dërguar në Hashtag.al një hartë në të cilën shfaqet sera e ndërtuar nga AZHBR, jashtë territorit të landfillit. 

Kryemadhi kapet sërish në mashtrim, kësaj here për
Sera e ndërtuar nga AZHBR, jashtë territorit të landfillit 

Kontrata për ndërtimin e kësaj sere është lidhur në 14 Dhjetor 2020, ndërsa studio ligjore i shkruan Hashtag.al se:

“ Investimi për serën ka qënë 585 mln lekë (të vjetra) dhe sera është inspektuar nga inspektorët e ministrisë së Bujqësisë dhe programimit IPARD. Ftojmë këdo të inspektojë investimin apo dokumentacionin  përkatës, shkruan studioja ligjore.”

/ hashtag.al

Dokumenta bashkëngjitur

Video