
Bledi Çuçi iku nga ministër i Brendshëm pak ditë më parë duke lënë shumë pikëpyetje për arsyet e largimit.
Edhe pse si shkak u gjet një sherr ordiner i familjes së ish-deputetit Rraja me familjen Maja në Borizanë, në fakt largimi i Çuçit ishte përfolur prej shumë kohësh.
Kryeministri Rama ia kishte “hequr shikimin” të besuarit të tij që nga muaji shkurt pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Ministrinë e Brendshme.
Në atë kohë, agjentë të BKH shkuan dhe arrestuan në flagrancë drejtorin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Endri Mullai.
Ai u mbajt 48 orë i shoqëruar, por u desh ndërhyrja ekstra ligjore e Bledi Çuçit për të nxjerr nga qelia njeriun e tij më të besuar në atë ministri.
Lajmi i ndërhyrjes, sigurisht i shkoi në vesh dhe kryeministrit, i cili reagoi ashpër ndaj Çuçit pasi informacioni i kishte ardhur nga partnerët ndërkombëtarë.
Rama vendosi që të kalonte dhe zgjedhjet dhe rrugët e tij me Çuçin të ndaheshin përkohësisht.
Kjo ishte dhe arsyeja që Edi Rama zgjodhi ta shkarkonte Çuçin dhe jo ta detyronte të jepte dorëheqjen siç kishte bërë me rastet e tjera.
SPAK dhe BKH nën presonin e ministrit të Brendshëm u detyruan ta lënë të lirë Mullain, por i mbajtën të sekuestruar telefonin.
Zbërthimi i tij ka nxjerr dhe shumë implikime të tjera të ministrit Çuçi sa i përket tenderëve të përcaktuar që zhvillon agjencia e blerjeve të përqendruara, e cila është një agjenci që blen edhe pajisjet e vetë SPAK dhe BKH.
Arsyet e shoqërimit të Mullait
Mullai u shoqërua nga BKH pasi në SPAK janë depozituar disa kallëzime penale për të nga disa firma private që pretendojnë se drejtori kishte abuzuar me dhënien e tenderëve.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur zyrtarisht hetimet për Endri Mullain, Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, dikur drejtor i Tenderëve në Ministrinë e Bujqësisë kur dikasteri drejtohej nga Bledi Çuçi,
Endri Mullai në Ministrinë e Brendshme, më 22 maj 2022, dy muaj pas shpalljes në kërkim e sekuestrimit të pasurive të tij, i ka dhënë Gentian Sharrës (i cili akuzohet nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për vrasje dhe përfshirje në mega-grabitjen e Rinasit,) tender 2.5 milionë Euro për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit “Olta Sharra”. Subjekti figuron në emër të gruas së tij, e cila edhe më herët kishte marrë tenderë për institucione të tjera, si psh. Psikiatrinë e Elbasanit.
Tashmë që hetimi eshte në proces të shohim se ç’kanë zbuluar hetuesit e BKH në telefonin e Mullait...
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.