KPK shkarkon nga detyra Agron Zhukrin, gjyqtarin që i dha vulën e PD-së Berishës

19 April 2024, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KPK shkarkon nga detyra Agron Zhukrin, gjyqtarin që i dha vulën e
Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese ku sipas KPK,  Zhukri ka rezultuar me probleme në kriterin e pasurisë. 

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Ai u kthye në kryefjalë të mediave, opolitikës dhe opinionit publik pas vendimit në pranverën e 2022, ku mes konflikteve Lulzim Basha-Sali Berisha se kush drejtonte Partinë Demokratike, Zhukri i dha të drejtë ish-kryeministrit.

Më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Vendimi i KPK 

Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen i cili kreu dhe procesin e vetingut.

Në seancën e dëgjimore që u mbjat më 17 prill Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. 

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë.

Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar një pamundësi në shumën 21 milionë lekë për periudhën para vitit 2003 dhe 72 milionë lekë për vitet në vijim.


Video